Telefonat e Dajtit, shpresa per te zbuluar lidhjet

12/08/2009 15:35

Pas daljes se ekspertizave te vendit te ngjarjes dhe te rindertimit te skemes se vrasjes se kater oficereve te policise te premten e kaluar ne Durres, prokuroria eshte fokusuar ne hetimet e saj vetem tek lidhjet e Dritan Dajtit.

Dajti dispononte celulare te te gjithe kompanive qe operojne ne Shqiperi dhe grupi i hetimit ka percjelle shkresat perkatese per te marre tabulatet te telefonatave dhe te mesazheve te fundit te dala nga aparatet qe perdorte i arrestuari dhe qe jane te bllokuar ne cilesine e proves materiale.

Dritan Dajti nuk ka dashur te rrefeje asnje prej lidhjeve te tij, edhe pse eshte marre dy here ne pyetje nga organi i akuzes, ndaj prokurorise do t’i duhet te shpresoje ne gjetje e rrethit te tij kriminal vetem nga pergjigjet qe kompanite celulare do t’i kthejne prokurorise se krimeve te renda.

Por per Dritan Dajtin do te shtohen nje mori akuzash te tjera nese prokuroria merr ate qe pret nga tabulatat telefonike.

Kohet e fundit qe ai ndodhej ne Shqiperi ka kercenuar nje numer te konsiderueshem biznesmenesh, si edhe funksionare shteterore ne Shqiperi.

Por per te faktuar keto dyshime te ngritura nga hetimet policore ne kohet e fundit organeve te akuzes do t’u duhet  te kene te pakten prova shkresore qe priten te merren nga ato cfare do te ofrojne 3 kompanite telefonike shqiptare.

Policia tha se te gjithe telefonat e bllokuar ne automjetin e Dritan Dajtit jane perdorur prej vrasesit, pasi ne te gjithe aparatet u gjeten gjurmet e tij te gishterinjve.

Top Channel