Permet, pranga te kerkuarit, tentoi te vriste

12/08/2009 13:30

Ne oren 9:30 te mengjesit te sotem specialistet e seksionit kunder krimit ndaj personit  ndaluan shtetasin Vladimir Muhaj lindur dhe banues ne fshatin Katundishte te rrethit te  Permetit.

Muhajt, i denuar me pare per armembajtje pa leje kishte tentuar, rreth nje muaj me pare, te vriste me mjete te forta nje bashkefshatarin e tij me iniciale E.M 21-vjecar, i cili pesoi goditje dhe plage te renda ne koke.

Gjykata e rrethit ne Gjirokaster kishte vendosur per Muhajn masen e arrestit me burg per vepren penale “vrasje me dashje e mbetur ne tentative” por ky shtetas kishte arritur t’i fshihej forcave te policise.

Vladimir Muhaj eshte kapur ne banesen e tij ku iu gjet edhe mjeti me te cilin kishte kryer plagosjen e bashkefshatarin.

Top Channel