Ligj per fshatrat turistike

12/08/2009 15:45

Kush ka nje vile ne nje fshat turistik do te detyrohet te bleje token, me cmimin aktual te tregut. Fondet e mbledhura do te demshperblejne pronareve e truallit. (UPDATE)

Qeveria po pergatit nje projektligj, i cili do te rregulloje situaten ligjore te ketyre fshatrave, ku kane prona ata qe kryeministri i cilesoi “borgjezet” e rinj.

“Statusi eshte nje problem i nderlikuar, ndaj do t’í japim nje pergjigje perfundimtare me interes te dyanshem. Statusi i tyre nuk lejon aplikimin e praktikave te legalizimeve, sepse ka te beje me ate qe une e quaj “borgjezia e re”. Askush nuk ka dashur te deklarohet si borgjez, edhe miliarder po te jete”, tha Berisha.

Nje vendim tjeter qe prek serish borgjezet e rinj sipas Berishes, eshte ai per punonjeset shtepiake te padeklaruara.  

“Zyrtari qe mban punonjese shtepiake te padeklaruar, do te largohet nga puna per fshehje te papranueshme dhe trajtimi skllaveror te individit. Por per borgjezine e re? Ne rast se nuk i deklarojne, do te percaktohet moduli, qe percakton se i kane. Pse do te rrije ajo pa sigurime shoqerore per pension, kur ne kemi vendosur nje shume minimale?”, theksoi Berisha.

Qeveria mendon te nderhyje edhe ne marredheniet mes bizneseve, per te minimizuar borxhet e keqija qe bizneset i kane njeri-tjetrit: psh ndertuesit kundrejt prodhuesve te betonit.

Por nese keto vendime pritet te merren ne mbledhjet e ardhshme te qeverise, rendi i dites i kesaj mbledhje kishte dy ceshtje te tjera: riorganizmin e tenderit per rishitjen e INSIG-ut pas terheqjes se bleresit te pare dhe trajtim ligjor te eksperteve kontabel njesoj si noteret, per te evituar falsifikimet me bilancet e kompanive private. 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta