Britani, operacion antidroge, pranga 4 shqiptareve

12/08/2009 11:45

Kater shqiptare te arrestuar, 22 kilograme heroine, 210 mije euro dhe 31 mije paund te sekuestruara jane rezultat i nje operacioni antidroge te zhvilluar nga policia londineze.

Nje zedhenese e ‘Scotlad Yard’ tha se operacioni u ndermor ne veri te Londres ku zhvillonte aktivitetin ky grup kriminal shqiptar.

Ne krye te tij qendronte Elton Negro mbi te cilin jane ngritur akuzat e posedimit te lendes narkotike kategoria A dhe pastrim parash te perfituara ne rruge kriminale.

Po te njejtat akuza jane ngritur edhe per Milena Negron, e cila ishte pjese aktive e ketij grupi, i cili u mbajt nen survejim per nje periudhe kohore dy-vjecare.

Te dy te arrestuarit e tjere jane Visar Ahmeti qe luante rrolin e korrierit te parave ndersa Dhimiter Lundraxhiu merrej me magazinimin dhe transportit e lendes narkotike.

Sipas policise 22 kilet e heroines se kapur kapin vleren e 1,8 milion paund. Zyrtare te antidroges ne Scotland Yard besojne se me arrestimin e bandes kriminale te Elton Negros, kane shkaterruar nje prej grupeve kriminale shqiptare me te fuqishme ne Londer te perfshira ne tregtine e heroines.

Sipas hetimeve te deritanishme rezulton se heroina vinte nga Shqiperia.

Top Channel