
Pas masakres se Durresit, ku mbeten te vdekur kater efektive gjate operacionit per kapjen e te shumekerkuarit, Dritan Dajti, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot nje takim ne Drejtorine e Policise se Shtetit.
Duke shprehur edhe njehere ngushellimet per ndarjen nga jeta te kater policeve, te cilet rane ne krye te detyres, Berisha theksoi se duhet te veprohet me zero tolerance ndaj krimit.
“Lufta ndaj ketij fenomeni ka nje cmim, por ky cmim duhet te jete sa me i vogel. Ligjet per luften ndaj krimit do te rishqyrtohen ndersa thelbesore eshte pajisja juaj me cdo mjet per te ruajtur sigurine e gjithesecilit”, iu drejtua Berisha efektivave te policise ne kete takim, ku ishte i pranishem edhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani.
Duke folur per operacionin e se premtes, kryeministri tha se i shumekerkuari Dajti edhe mund te asgjesohej.
Top Channel