
Asgjesohen 100 tone barut, lende e pare per prodhimin e predhave te kalibrave te ndryshem ne Uzinen e Municioneve ne Polican.
Lajmin e kane bere te ditur burimet e policise ushtarake te Qarkut te Beratit. I njejti burim referon se sasia prej 100 tonesh barut i zi ne forme makaronash dhe rezerve e lendes se pare per prodhimin e predhave te artilerise shqiptare ne Kombinatin e Armeve ne Polican, ruhej prej vitesh ne depot mbitokesore te repartit ushtarak, ne fshatin Kapinove, rreth 40 km ne lindje te qytetit te Beratit.
Deri 5-6 vjet me pare, keto depo ushtarake diku ne mes te nje pylli pafund, ruheshin nga nje efektiv i plote ushtaresh aktive dhe me nje automjet zjarrfikes, se bashku me efektivin e saj. Ne mesin e vitit 2004, te gjithe oficeret aktive te repartit dhe 8 efektivat zjarrfikes dolen ne reforme, ndersa makina zjarrfikese u shit per hekurishte dhe ne ruajtje te depove gjigante mbitokesore ne fshatin Karkanjoz, mbeti vetem nje vendroje me 3-4 ushtare aktive.
Burimet ushtarake ne Berat bene me dije se ka qene pikerisht kjo arsyeja kryesore, por edhe frika e vetendezjes se barutit nga temperaturat e larta te stines, qe i kane shtyre drejtuesit aktuale te Ministrise se Mbrojtjes te ndermarrin vendimin per asgjesimin e tij. Mesohet se financimi i ketij projekti special u be nga qeveria amerikane, ndersa zbatimi u krye nga specialiste ushtarake shqiptare, ne bashkepunim me eksperte ushtarake angleze.
Asgjesimi eshte bere ne fund te perroit te fshatit Malinat, rreth pese km larg depove ku ai ruhej prej me shume se tri dekadash dhe nen mbikeqyrjen e rrepte te policise dhe eksperteve vendas e te huaj ushtarak.
Top Channel