BE: Te hiqet dogana per automjetet

12/08/2009 08:00

Komisioni Europian e shikon me shqetesim faktin se shtetasit shqiptare nuk paguajne taksa per automjetet qe blejne brenda vendit, ndersa ndodh e kunderta me importin.

Gjate takimit te radhes, te zhvilluar pak kohe me pare ne Bruksel, grupi i punes diskutoi, nder te tjera, edhe problemin e taksave te larta per automjetet qe vijne nga jashte. Mesohet se pala shqiptare ka marre rekomandime per te rishikuar politiken e taksave doganore, ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit (MSA).

Shqetesimi i KE-se lidhet me faktin e aplikimit te taksave ne menyre jo te barabarte mes shtetasve te saj dhe pales shqiptare, ne nje kohe qe MSA sanksionon liberalizim te plote, konkurrence te lire dhe kushte te barabarta. “Nuk eshte e drejte qe per nje makine te blere ne nje vend te BE-se, te paguhet takse doganore importi, ndersa kur shitet dhe blihet brenda Shqiperise, nuk paguhet asnje detyrim. Ky raport duhet te ndryshoje. Ose te paguajne te gjithe taksa ose te hiqet fare”, mesohet te kete thene nje nga zyrtaret e Brukselit ne takim.

Taksa e importit per automjet kap vlera deri ne 250 mije leke, ne varesi te vitit te prodhimit dhe kapacitetit motorik. E vetmja takse qe aplikohej per mjetet e shitura ne Shqiperi, ishte ajo e regjistrimit, qe nuk shkonte me shume se 10 mije leke. Por edhe kete takse qeveria e ka shfuqizuar ne muajin shtator te vitit te kaluar. Krijimi i ketij raporti jo te barabarte ka detyruar Bashkimin Europian te parashtroje kerkesen per rishikim te kushteve. Duke pare kerkesat e vazhdueshme, qeveria po pergatitet te rishikoje kuadrin ligjor. Lidhur me kete pike, Ministria e Financave sqaron se, do te hartohet nje mekanizem i ri per llogaritjen e takses doganore, pa prekur TVSH-ne.
Paguajme taksa per makina te blera ne Bashkimin Europian dhe aspak per ato qe shiten ketu. Ky raport nuk duket i drejte per Brukselin, i cili sugjeron ndryshimin e skemes. Ne morine e detyrimeve qe Shqiperia ka ndaj MSA-se (firmosur ne qershor 2006), eshte edhe liberalizimi i plote i tregtise, ose operimi ne kushte te barabarta. Deri tani nuk shihet ndonje vullnet nga ana e qeverise shqiptare per te ulur taksen doganore per makinat e importuara. E shumta qe mund te bej eshte rritja e saj per makinat e vjetra qe ndotin ambientin.

Pikerisht kjo takse ka perplasur palet ne grupin e punes. Edhe pse eshte vendosur nga ne si mjet per te ulur ndotjen, aplikimi i takses se mjedisit shikohet me dyshim nga BE-ja.
Pavaresisht debatit, Shqiperia eshte e detyruar te gjeje zgjidhjen e duhur, brenda afateve te caktuara ne MSA. Sikurse e parashikon marreveshja, te pakten brenda vitit 2011, tregtia mes Shqiperise  dhe vendeve te BE-se duhet te funksionoje me kushte te barabarta dhe ne liri te plote (pa taksa).

“Gjithsesi, pavaresisht rekomandimeve, TVSH-ja per automjetet do te qendroje e njejte, 20 per qind. Ajo çka duhet rishikuar eshte taksa per ndotjen ne mjedis”, sqaron nje zyrtar i Ministrise se Financave.  

Top Channel