
Drejtuesit e njesive vendore ku do kaloje autostrada Shkoder-Hani Hotit kane reaguar ashper ne nje takim te zhvilluar ne prefekturen e Shkodres ne mbrojtje te pronareve te tokes ku do te ndertohet autostrada.
Gjovalin Vreshti, kryetar i komunes bajze ku do te kaloje ¼ e autostrades, e ka quajtur absurd vleresimin minimal, qe u eshte bere ketyre tokave dhe mendon se fillimi i punimeve do te hase ne rezistencen e fshatareve.
Nje tjeter problem sipas kryetarit te komunes Gjovalin Vreshti eshte edhe fakti qe rruga do kaloje shume prane shtepive duke u bere rrezik per njerezit,qe jetojne aty prane.
Qe nga viti 2001 eshte folur se do te nise te ndertohet autostrada Shkoder Hani Hotit, por kane kaluar 8 vite dhe ende rruga nuk ka asnje shenje se do fillojne punimet. Aktualisht rruga Hani Hotit eshte amortizuar tej mase dhe prej 1 dekate nuk eshte vene dore per riparimin e saj.
Top Channel