Arrestohet i shumerkuari per vrasje
12/08/2009 11:35
Policia e Fierit ne bashkepunim me RENEA-n, ka bere te mundur arrestimin e nje 43-vjecari, te denuar me 25 vjet burg, me akuzen e vrasjes dhe plagosjes.
Ne operacionin e koduar “Parukieri”, policia prangosi Selami Hasanin, i cili gjenden ne banesen e tij dhe tentoi t’u shpetonte bluve.
Ne momentin e kapjes, atij iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy pistoleta,nga te cilat 1 TT me 13 cope fisheke dhe 1 zastava me 14 cope fisheke.
Hasani eshte denuar pasi ne vitin 2002, ne bashkepunim me shtetasin Pellumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha kane vrare shtetasit Julian Isufi dhe Esat Tare dhe plagosur shtetasin Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj.
Top Channel