Vitet e para ne gjimnaze, pa libra

11/08/2009 10:55

Do te ndryshojne shkollen, duke lene pas femijerine, per te nisur gjimnazin, por per librat do te duhet te presin edhe ca. Te gjithe te rinjte, qe per here te pare do te shkelin ne klasat e shkollave te mesme, fillimisht nuk do te munden qe t’i kryejne te gjitha oret mesimore.

Kjo, per faktin se nje pjese e botimeve per ta nuk eshte ende gati nga ana e shtepive botuese. Behet fjale per tituj te rinj te pershtatur me nje program dhe kurrikul krejtesisht te rinovuar per vitet e para te gjimnazeve dhe shkollave te tjera te mesme te profileve te ndryshme.

Ajo qe ne hierarkine shkollore ndryshe mban emrin klasa e dhjete, nuk do te mundet qe t’u ofroje te rinjve te gjitha tekstet shkollore.

Kjo, edhe pse qe prej nje viti askush nuk ka studiuar ne kete nivel. Ndryshimi i sistemit arsimor shqiptar nga ai 8-vjeçar ne 9-vjeçar, qe brezin e pare e finalizoi vetem kete vit, beri qe vitin e kaluar ne shkollat e mesme te mos kishte klasa te dhjeta, ose vite te para.

Perfaqesues te Ministrise se Arsimit, pas kontakteve me shtepite botuese te perzgjedhura per procesin e pergatitjes se librave te rinj shkollore te perzgjedhura nga nje komision i posaçem, shpjegojne se cilet

do te jene tekstet qe do te mungojne ne ditet e para te shkolles per te rinjte e klasave te dhjeta te shkollave te mesme. Keshtu, sipas tyre, tekstet qe do te mungojne jane: letersia, guida turistike, fotografi dhe fotoshop, njeriu dhe ndryshimet klimaterike dhe TIK i avancuar.

Ne perputhje me afatet e vendosura nga Komisioni i Miratimit te Teksteve Shkollore, keta libra do te fillojne te shperndahen, duke nisur nga data 25-30 shtator 2009. Perfaqesuesit e MASH-it, nga ana tjeter, kerkojne mirekuptim per keto vonesa, per vete faktin se hartimi dhe botimi i ketyre teksteve te reja shkollore nuk ka qene nje proces i lehte dhe koha qe kane pasur ne dispozicion hartuesit dhe botuesit e tyre nuk ka qene shume e gjate.

Kjo, duke pasur parasysh procedurat neper te cilat kalon procesi i Altertekstit, i cili funksionon qe prej disa vitesh dhe krijon mundesine qe ne tregun e librit shkollor institucionet arsimore te kene mundesi te perzgjedhin titujt, te cilet i konsiderojne me te miret.

Ndaj per te gjithe prinderit keshillohet qe perpara se sa te kryejne blerjen e teksteve shkollore per femijet e tyre, te shohin neper shkollat perkatese listat e afishuara nga drejtorite per çdo nivel mesimor. Ne keto lista, perveç titujve te lendeve mesimore, jane shenuar perkrah edhe emrat e shtepive botuese qe i kane prodhuar.

Top Channel