Shiu permbyt disa zona te Tiranes

11/08/2009 21:25

Tirana eshte perfshire pasditen e sotme nga shiu i furishem qe ka shkaktuar permbytje ne disa zona te kryeqytetit.

Per rreth 30 minuta reshjet e dendura kane mbushur rruget e kryeqytetit, te cilat ashtu si disa jave me pare, nuk kane mundur t’i bejne balle tekave te motit.

Probleme kane pasur banoret e lagjes “Komuna e Parisit” dhe Qyteti Studenti. Permbytje ka pasur edhe ne parkingun e makinave te “European Trade Center” ku pak jave me pare u zhyten plotesisht ne uje disa makina. Nderkohe, Lumi i Lanes eshte fryre duke rrezikuar daljen nga shtrati. Per momentin nuk ka te dhena per deme materiale.  

Top Channel