
Pas premtimeve te shumta dhe shume pak realizim, sindikatat e minatoreve dhe profesioneve te veshtira, i kane derguar Kryeministrit dhe institucioneve perkatese, propozime per uljen e moshes se daljes ne pension.
Grupimi Sindikalist kerkon rishikimin e premtuar te ligjit “Per sigurimet shoqerore dhe shendetesore”, duke propozuar daljen ne pension, 55 vjec per burrat dhe 50 vjec per grate.
Sipas tyre, profesioni i veshtire i minatorit nuk lejon jetegjatesi deri ne 65 vjec, mosha aktuale me ligj e daljes ne pension. “Jetegjatesia mesatare e punonjesve me profesione te veshtira si ne industri minerare, te naftes dhe te gazit, metalurgji, gjeologji, industri kimike, fabrika, etj., rezulton sipas studiuesve rreth 60 vjec”, thekson shkresa e dates 21 korrik, drejtuar Kryeministrit dhe institucioneve te tjera te larta.
Prej vitesh, minatoreve u jane premtuar kushte me te mira ne pune si dhe rishikim te ligjit per daljen ne pension. Jo vetem qe nuk eshte bere gje, por madje, ata tregojne se, mosha e daljes ne pension eshte rritur. Grupi Sindikalist propozon dalje ne pension edhe ne moshen 58 vjec per punonjesit e administrates ne terren.
Ata mendojne se miratimi i ndryshimeve ne ligj “i jep mundesi hapjes se vendeve te reja te punes per brezin e ri dhe te afte per ta ushtruar profesionin”.
Nga miratimi i ketyre propozimeve, mund te perfitojne rreth 3 mije punetore nga i gjithe vendi, te cilet ushtrojne profesione te veshtira, cituar me lart. Gjate fushates elektorale, Kryeministri i vendit, ne viziten e zhvilluar ne ndermarrjen e naftes te “Albpetrol”-it dhe Bashkine e Patosit, premtoi zgjidhjen sa me shpejt te ceshtjes per mosdiskriminimin e naftetareve, duke theksuar miratimin sa me pare te statusit.
Top Channel