
Tre aksidente, me pasoje vdekjen e nje 54-vjecari dhe plagosjen e kater personave, kane pergjakur rruget e Qarkut te Elbasanit gjate 48 oreve te fundit.
Burime zyrtare nga policia rajonale bejne te ditur se mbremjen e se dieles, si pasoje e permbysjes se nje automjeti te tonazhit te rende, ka mbetur i vdekur ne vend, drejtuesi i tij, 54-vjecari Shaban Morina.
Kamioni me targa, 442 KS 337, eshte permbysur ne vendin e quajtur Turbull, te Komunes se Kajanit, rreth 40 km larg Elbasanit.
Burimet policore referojne se 54-vjecari banor i lagjes “5 Maji” ne Elbasan, ishte shofer ne firmen qe po punon per ndertimin e aksit rrugor Belsh-Kucove.
Makina qe ai drejtonte ishte e ngarkuar me zhavorr dhe ne nje moment ka dale nga rruga duke u permbysur. Brenda pak minutash mjeti eshte perfshire nga flaket e zjarrit, duke bere te pamundur daljen jashte te 54-vjecarit. Kalimtare te rastit, kane arritur te shuajne zjarrin, por nuk kane arritur dot ta nxjerrin trupin e shoferit nga kabina, pasi ajo ishte deformuar se tepermi.
Eshte dashur nderhyrja e punonjesve te sherbimit te mbrojtjes nga zjarret dhe grupeve te shpetimit, te cilet kane mberritur aty se bashku me forcat e policise se Komisariatit te Elbasanit. 54-vjecari eshte derguar me urgjence per ne spital, por pa mundur te arrije i gjalle atje. Nderkohe, ne oret e para te dites se djeshme, ne rrugen kombetare qe lidh Elbasanin me Peqinin, ne fshatin Copanaj te Komunes se Perparimit, nje makine ka dale nga rruga dhe per pasoje tre persona kane mbetur te lenduar.
Burimet zyrtare pohojne se te aksidentuarit jane Rigert Ibrahimi 25 vjec, drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa EL 59-99 B, qe u perfshi ne ngjarjen rrugore, si dhe Ramina Hyseni, 20 vjece nga Fieri dhe Metie Shabani, 40 vjece nga Vlora. Te tre te demtuarit ktheheshin nga nje dasme dhe mendohet se shkak i aksidentit te jete bere pergjumja e shoferit.
Nderkohe, nje aksident tjeter, eshte regjistruar ne oret e vona te se dieles, ku si pasoje ka mbetur i plagosur Jetmir Mehja, 36 vjec. Mesohet se kater te lenduarit, nga dy aksidentet e fundit, jane jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe policia po punon per dokumentimin e plote te tyre.
Top Channel