
Dalin per gjueti, por ne vend qe te shenojne mbi shpendin e eger, sacmat e ciftes kane rene mbi trupin e nje bujku qe punonte token.
Per pasoje ky i fundit ka mbetur i plagosur rende nga 6 sacme, ndersa njeri prej gjahtareve amatore eshte prangosur per akuzen e “Plagosjes se rende nga pakujdesia”, ndersa tjetri do te procedohet per armembajtje pa leje.
Ngjarja mesohet te kete ndodhur prane ish-fushes se aviacionit ne qytetin e Korces, pasditen e se dieles. Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se dy shoke kane perfunduar ne organin blu per plagosjen e rende dhe njeri prej tyre eshte arrestuar ne flagrance si autor i kesaj plagosjeje.
Te njejtat burime referojne se ne pranga eshte vene 52-vjecari Alket Mehilli, banues ne Tirane, ndaj te cilit rendojne dy akuzat: “plagosje e rende nga pakujdesia” dhe “armembajtje pa leje”, vepra keto te parashikuara nga nenet 91 dhe 280 te Kodit Penal. Nderkohe, mesohet se ka nisur procedimi penal ndaj Lorenc Banit, per vepren penale te “Mbajtjes pa leje te armeve te gjuetise” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Top Channel