
Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese ndaj nje polici gjate detyres, ose per shkak te saj, kur cilesite e viktimes jane te dukshme ose te njohura, vrasje kjo e kryer ne bashkepunim ndaj Dritan Dajtit, kunatit te tij Erges Xhaxhit, ne baze te nenit 79 te Kodit Penal.
Ndersa ndaj te arrestuarit Elvis Karolit, i cili u kap ne Tirane nje dite pas ngjarjes, eshte ngritur akuza e ndihmesit ne bashkepunim per vrasjen e kater oficereve. Per te tre te arrestuarit do te shtohet edhe akuza e mbajtjes pa leje te armeve luftarake, si edhe te mjeteve policore.
Prokuroria e Krimeve te Renda do t’i drejtohet gjykates sot paradite per te caktuar masen e sigurise per tre te arrestuarit. Dritan Dajti, perveç kesaj mase, do te njihet edhe me tre denimet e tjera qe ka marre gjate periudhes qe ka qene ne arrati.
Denimi minimal per tre te akuzuarit ne baze te Kodit Penal eshte 20 vjet, ndersa maksimali eshte burgim i perjetshem. Sipas burimeve policore ka te tjere persona qe e kane ndihmuar Dritan Dajtin ne levizje gjate kohes se qendrimit ne Shqiperi, per te cilet pritet vetem sigurimi i proves materiale per te kryer edhe arrestime te tjera.
Dy te arrestuarit qe ndodhen ne qelite e paraburgimit te 313-es ne Tirane kane dhene hollesi ne lidhje me ngjarjen se si ndodhi ajo, duke u perpjekur te mos marrin fajesi ne krim, ndersa vete i akuzuari kryesor ka kundershtuar t’u pergjigjet pyetjeve te grupit hetimor.
Nderkohe qe policia eshte duke kerkuar gjate marrjes ne pyetje te te arrestuarve te gjeje emra te tjere bashkepunetore te Dritan Dajtit. Nderkohe qe do te hetohet edhe ne lidhje me mjetet policore qe iu gjeten ne automjetin “Volksvagen Tuareg”.
Nje nder pikat kryesore me te cilen policia eshte duke u marre aktualisht, mbetet se kush i ka dhene ndihme per kalimin e kufirit Dritan Dajtit, qe rezulton se kishte ardhur nga nje prej shteteve fqinje javet e fundit ne Tirane. Nderkohe qe policia shqiptare mohon zyrtarisht te kete pasur dekonspirim gjate aksionit per kapjen e Dritan Dajtit.
Top Channel