Rikthehet kanabisi ne fushat e Myzeqese

10/08/2009 08:50

Kanabisi eshte serish nje “kulture bujqesore” edhe ne fushen e Myzeqese, pikerisht ne Lushnje, ku prej tre vjetesh policia deklaronte se nuk mbillej me bime narkotike.

Ndersa gjate javeve te kaluara sektori i antidroges ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier ka gjetur siperfaqe te mbjella me kanabis ne Mallakaster, Patos dhe Cakran, tashme kultivimi masiv i bimes narkotike eshte konfirmuar ne Lushnje.

Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se seksioni i antidroges ka marre informacion ne rruge operative se ne fshatrat e Lushnjes kultivoheshin bime narkotike.

Gjate dites se diel agjente te antidroges, te mbeshtetur edhe nga policia e rendit dhe ajo kriminale e Komisariatit te Lushnjes, kane nisur aksionin e “krehjes” se tokave te disa fshatrave te ketij rrethi. Aksioni ka nisur ne oren 12.00, nderkohe qe rreth ores 16.00 policia eshte perballur me siperfaqe te medha te mbjella me kanabis sativa.

Shefi i antidroges, Gramoz Cjapi, tha se nga kontrolli i se dieles jane gjetur dy parcela te medha me kanabis. “Dy parcelat e kultivuara me bime narkotike, qe pas analizave doli se ishte e llojit kanabis sativa, jane gjetur ne fshatin Gurez e Gomarit, te Komunes Rremas, rreth 25 kilometra larg qytetit te Lushnjes. Siperfaqja e mbjelle me kanabis eshte gjetur ne thellesi te pyllit te fshatit te siperpermendur”, ka pohuar kreu i antidroges ne Fier, Gramoz Cjapi.

Po ashtu, kreu i antidroges ka bere te ditur se nga konstatimet e parcelave me bime narkotike eshte zbuluar se ato mirembaheshin. Bimet ishin te nje gjatesie mbi 2 metra. “Per to ishin kujdesur duke i vaditur e duke i trajtuar edhe me plehra bujqesore. Ne te dyja parcelat kane qene mbi 500 rrenje droge”, tregon Cjapi.

Droga ka qene ne fazen perfundimtare te pjekjes dhe pasi eshte prere nga agjentet e antidroges ajo eshte asgjesuar me anen e djegies. Pas asgjesimit, policia ka nisur operacionin e gjetjes se kultivuesve te saj. Mesohet se jane marre ne pyetje disa banore te fshatit Gurez e Gomares dhe po punohet intensivisht me ta. Ky eshte rasti i pare ne tre vite kur konstatohet kultivimi i kanabisit ne rrethin e Lushnjes. Burimet zyrtare te Komisariatit te Lushnjes tregojne se prej vitesh Lushnja eshte hequr nga harta e kultivimit te droges.

Por ne tokat e ketij rrethi eshte provuar ne vitet 2001-2003 edhe mbjellja e bimes narkotike Papaverum somniferum, nga e cila perfitohet opiumi dhe ekspertet e policise thone se zona eshte e pershtatshme per kultivimin e bimeve te tjera narkotike, ende te paperhapura ne Shqiperi.

Gjate ketij viti, Drejtoria e Policise se Qarkut Fier ka regjistruar 12 raste te kultivimit te bimeve narkotike dhe ka asgjesuar mbi 1 200 rrenje kanabis. Tete nga rastet i perkasin zones se Mallakastres dhe vetem ne dy prej tyre policia ka vene ne pranga autoret.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta