
Nje telefon per nje “ushtar”. Biseda realizohej kryesisht ne gjuhen greke. Urdhrat ishin te prere: mos flisni shqip. Frika e pergjimeve ekzistonte kudo.
Pas nje bisede, telefoni hidhej. Pas nje urdhri per kryerjen e nje “porosie” numri fshihej. Mesazhet telefonike duhej te fshiheshin patjeter. Prokuroria ka arritur te zbardhe mekanizmin e grupit kriminal qe drejtohej nga Dajti. Ai ishte kapoja.
Urdhrat i jepte vetem ai. Dy “ushtaret” e tij te preferuar ishin kunati i tij, Ergys Xhaxho dhe Ledion Mara. Dy te fundit komunikonin me personat e tjere per kryerjen e vepres penale.
Por asnjehere urdhrat nuk jepeshin drejtperdrejt nga Dritan Dajti. Skema e krijimit dhe rekrutimit te “ushtareve” ishte huazuar nga grupet mafioze italiane. Kapoja nuk njihej nga askush. Askush nuk duhej te merrte informacione rreth kapos. Ate e njihnin vetem nje numer i vogel njerezish.
Urdhrat jepeshin gojarisht dhe biseda nuk duhej te realizohej ne gjuhen shqipe. Frika e vezhgimeve dhe pergjimeve e ka “detyruar” Dritan Dajtin ta modifikoje grupin kriminal. Nje menyre qe nuk ishte adaptuar ndonjehere ne Shqiperi (perveç Aldo Bares qe jetonte ne Turqi dhe jepte urdhra per ushtaret e tij ne Lushnje).
Numrat e telefonit
Dritan Dajti, i shumekerkuari nga drejtesia shqiptare, kishte ne perdorim 10 telefona celulare qe i jane gjetur ne automjetin tip “Tuareg” ku ndodhi perplasja midis tij dhe policise. Çdo celular kishte vetem nje numer tjeter te regjistruar.
Sipas prokurorise, Dajti nuk perdorte nje telefon per dy urdhra. Ai komunikonte me disa prej bashkepunetoreve te tij me numra qe i kishte marre ne rajon. Ne 10 telefonat qe i jane sekuestruar gjate perplasjes me policine, asnje numer nuk ka qene nga kompanite celulare qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi.
Gjuha e tij e preferuar ka qene greqisht, ndersa kishte ne perdorim numra malazeze, maqedonas, serbe e italiane. Kjo ka ngjallur dyshimin se grupi i Dajtit ka qene nderkombetar, nje rrjet i fuqishem i trafikut dhe gjobevenies ne rajon.
Ka dyshime te argumentuara se bashkepunetoret e Dajtit kishin ngritur baza te vogla kriminale ne shtetet e mesiperme. Megjithate keto indicie duket se do te sherbejne per Prokurorine e Krimeve te Renda per te filluar nje hetim te gjere rreth aktivitetit te 38-vjeçarit, i denuar me 25 vjet burg per vrasje dhe per arratisje nga Gjykata e Tiranes.
Verifikimi
Pas sekuestrimit te 10 aparateve te telefonise celulare, grupi hetimor ne Prokurorine e Krimeve te Renda nisi keqyrjen e tyre. Nga te dhenat e para ka rezultuar se numrat qe perdorte Dajti ne keta telefona kane qene te pakte.
Perkatesisht, çdo numer ka pasur vetem nje numer tjeter si pike kontakti. Eshte zbuluar se te gjitha thirrjet e numrit i adresoheshin vetem nje personi. Krahas numrave qe jane gjendur ne celulare, hetuesit kane zbuluar disa mesazhe ne gjuhen greke, qe Dajti perdorte me bashkepunetoret e tij.
Kjo ka ngjallur dyshimin se mesazhet mund te jene urdhra per kryerjen e veprave penale. Nje fakt interesant per hetuesit ka qene gjetja e disa numrave qe dyshohet se u perkasin oficereve te policise ne Shqiperi.
Ka dyshime se Dajti kishte informatore ne strukturen e Policise se Shtetit, nga ku mund te merrte te gjitha informacionet per operacionet e tyre. Dyshimet kane rene mbi disa oficere te policise qe mbulojne disa zona ne Tirane e Durres. Megjithate numrat ne celularin e Dajtit mund te kene qene edhe thjesht per t’i pasur.
Prokuroria e Pergjithshme, qe informohet per hetimet e ngjarjes se rende, thote se do te verifikohet çdo informacion dhe nese ka veper penale, atehere do te procedohen te gjithe personat qe e kane kryer ate veper penale.
Top Channel