Burg pa afat per Dajtin dhe Xhaxhin

10/08/2009 15:00

Nen masa te rrepta sigurie Dritan Dajti, vrasesi i kater policeve te premten e shkuar ne Durres, eshte paraqitur para Gjykates se Krimeve te Renda nen akuzen e vrasjes se nje punonjesi policie per shkak te detyres, armembajtjes pa leje si edhe mbajtja e mjeteve policore pa leje. (UPDATE)

I shoqeruar edhe nga nje mjek dhe nje infermier ne nje barrele mjekesore, Dajti pervec pergjigjes per gjeneralitetet e tij nuk ka pranuar te thote asgje ne sallen e gjyqit.

Prokuroret e ceshtjes kane kerkuar per te dhe per kunatin e tij Erges Xhaxhin arrestin me burg.

Per kunatin e Dajtit akuza ka qene perkrahje e personave te shpallur ne kerkim nga drejtesia, pasi sipas provave te deritanishme sipas prokurorise nuk kishte implikim ne vrasjen e policeve, por thjesht kishte sherbyer si drejtues i Volkswagen Touareg.

 Vete 22-vjecari Erges Xhaxhi nuk ka firmosur deshmine e tij perpara grupit hetimor ku ka rrefyer se Dritan Dajti e kishte kuptuar se ishte nen ndjekjen e policise 20 minuta perpara se te ndodhte ngjarja, dhe po perpiqej ti shpetonte asaj.

Cka verteton katerciperisht se vrasja ndaj policeve ishte e kryer me paramendim te plote ne perpjekje per tu larguar mbulimit policor. Por kjo deshmi nuk eshte e vlefshme per shkak te mos firmosjes nga i pandehuri.

Por prokuroria tha se do te vazhdoje te prese ekspertizen balistike te armeve qe vrau kater policet, per te pare nese ka implikim apo jo te personave te tjere.

Dritan Dajti eshte njohur me pas edhe me dy denimet e tjera te marra gjate kohes qe ai ka qene ne arrati.

Avokati i meparshme qe kishte ndjekur proceset e Dritan Dajtit nuk eshte paraqitur ne gjykate, keshtu qe per te eshte caktuar nje avokat kryesisht nga shteti shqiptar.

Ndersa Dritan Dajti i eshte rikthyer spitalit te burgut, nen mbulimin e forcave te rrepta te policise, kunati i tij eshte riukthyer ne qelite e parabvurgimit 313 ne Tirane.

Sipas grupit mjekesor qe ndjek shendetit e Dajtit, thuhet se ai ka permiresime te ndjeshme dhe mbahet ne mjekim intesiv, si edhe ne nje siguri te larte Brenda ambienteve te spitalit te burgut.

Por gjykata e Tiranes ka liruar 21-vjecarin e arrestuar nga policia nje dite pas ngjarjes Elvis Karoli. 

21-vjecari eshte paraqitur per mase sigurie ne Gjykaten e Tiranes ku prokuroria ka kerkuar per te vetem detyrim paraqitje.

Per provat qe dispononte prokuroria ndaj Karolit per armembajtje pa leje te fishekeve dhe te lendes eksploziveve ka kerkuar vetem detyrim paraqitje, duke e ndare ceshtjen gjyqesore ne ngarkim te tij, nga ajo e vrasjes se kater policeve.
 

Top Channel