Gjobiten kosovaret te tuneli, dy ne pranga

08/08/2009 08:25

Policia e Kukesit, ne bashkepunim me Policine e Mirdites, vune ne pranga dy te rinj nga fshati Thirre i Komunes Fan te Mirdites, pasi akuzohen per mashtrimin e udhetareve kosovare gjate nates se shkuar te tuneli i autostrades.

Te arrestuarit jane Gjegj Deda, i vitlindjes 1988, dhe Martin Çupi, i vitlindjes 1982, te cilet do te perballen me drejtesine per akuzen e mashtrimit sipas nenit 143 te Kodit Penal. Burime te policise tregojne se viktimat e mashtrimit kane denoncuar ne Kukes, pas te cilit efektivet blu kane kryer ndalimin.

Denoncimi

Dy shtetas kosovare nga Rahoveci me banim ne Prizren, Enver Vehapi dhe Ahmet Latifi, jane paraqitur mengjesin e se premtes ne Komisariatin e Policise se Kukesit, ku denoncuan mashtrimin qe, siç kane treguar, u eshte bere nga dy persona nga Thirra gjate nates, ndersa kishin premtuar se do t’i shoqeronin ne rrugen malore per te kaluar ne anen tjeter te tunelit.

“Ne fillim, na ofruan ndihmen per nje pagese prej pese eurosh per person, por pas pak kilometrash, ata na kerkuan me shume, 100 euro per person”, ka treguar Enver Vehapi ne Policine e Kukesit, duke shtuar se per te vendosur paqe me dy te rinjte shoqerues u eshte dashur te shkundin xhepat. Te dy kosovaret kane paguar gjithsej 135 euro, perkatesisht 100 euro Enveri dhe 35 Ahmeti.

“Nuk kam asnje lek me teper ne xhep, mund te me kontrolloni”, u kishte thene Ahmeti te rinjve, te cilet, gjithsesi, kishin pranuar edhe me aq. Kosovaret e frikesuar kane pershkruar portretet e dy mashtruesve si dhe mjetin, nje fuoristrada, me te cilin ata u kane prire kosovareve ne rrugen malore per ne anen tjeter te tunelit, per te rimarre autostraden. Te dy viktimat e mashtrimit kane qene gjithashtu ne nje fuoristrade.

Aksioni i policise

Reagimi i Policise se Kukesit ishte i menjehershem, ku u krijua nje grup i zgjeruar ne bashkepunim me Policine e Mirdites dhe nisi krehja e zones ne kerkim te autoreve.

Pas marrjes ne pyetje te nje numri personash te sherbimit ne hyrjen e tunelit ne Thirre si dhe te disa civileve aty, policia arriti te identifikoje te dy autoret te cilet pas disa oresh, apo me sakte pak pas mesdites, u vune ne pranga, ndersa po pinin ne nje kafene te fshatit.

Ata jane Martin Çupi, 27 vjeç, dhe Gjegj Deda, 21 vjeç, te dy banore te fshatit Thirre te Komunes se Fanit, te cilet do te perballen para drejtesise per akuzen e mashtrimit, parashikuar nga neni 143 te Kodit Penal. Te dy personat jane ndaluar pa ndonje rezistence, ndersa mesohet se gjate marrjes ne pyetje ne polici e kane pranuar fajin dhe kane shfaqur edhe pendese. Gjate oreve te paradites, ata kishin shpenzuar vetem nje pjese te vogel te shumes qe u kishin pervetesuar kosovareve.

Ne  hyrjen e tunelit ne oret nates

Ne hyrjen e tunelit te autostrades Durres-Kukes-Morin, perkatesisht ne Thirre te Fanit, per shkak se qarkullimi pezullohet gjate oreve te nates, krijohen radhe te gjata me mjete qe jane te detyruar te presin diten tjeter per te depertuar tunelin. Pas ores 23:00, tuneli mbyllet dhe hapet vetem mengjesin e neserm ne oren 07:00 apo me heret.

Keshtu qe ne mesin e qindra automjeteve me udhetare qe presin, gjenden edhe nga ata qe nxitojne per te kapercyer malin dhe per te vijuar udhetimin. Nje pjese e udhetareve, siç merret vesh, nuk e dine se tuneli mbyllet ne oret e nates, ose nuk kane degjuar ose nuk e kane marre seriozisht njoftimin e rralle zyrtar, i cili eshte dhene vetem nja dy here ne media. 

Top Channel