PS: Refuzimi i BE, ndeshkim per qeverine

07/08/2009 15:45

Partia Socialiste duke e konsideruar lajm te keq dhe ndeshkim per qeverine,  refuzimin per liberalizimin e vizave nga BE, deklaron se do te monitoroje me vemendje plotesimin e kritereve ne parlament.

“Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian u shpreh dje se arsyeja pse Shqiperia mbeti jashte liberalizimit te vizave eshte moskryerja e reformave te kerkuara dhe deshtimi i realizimit te zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. Ky eshte nje lajm i keq per te gjithe qytetaret e thjeshte shqiptare, te cilet do te vazhdojne te paguajne haraçin e vizave per shkak te nje qeverisje te paafte”, u shpreh Taulant Balla.  

Sipas tij, qytetaret e thjeshte shqiptare do te vazhdojne te rropaten prapa hekurave te ambasadave, sepse pazaret e maskarenjve dhe hajduteve te votave, po pengojne kete proces kaq te rendesishem per Shqiperine.

Top Channel