Policia e Shtetit: Dajti hapi zjarr ndaj efektivave

07/08/2009 17:20

Nepermjet nje deklarate zyrtare per shtyp, Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht vrasjen e 4 efektivave dhe 1 civili gjate aksionit per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti.

Zedhenesi Klodian Branko beri me dije se gjate momentit te aksionit, Dajti ka gjuajtur me arme zjarri duke u marre jeten 4 policeve. Makina me te cilen ai udhetonte tip Tuareg me targa Cr 535 Fr eshte rrethuar nga efektivat.

Gjithashtu ne aksion ka ngelur i vdekur edhe shtetasi Ledion Mara me precedent penale. Branko theksoi se bashkepunetori i Dajtit, Erges Xhaci eshte arrestuar ndersa ne vendngjarje jane sekuestruar dy pistoleta dhe dy radio dore.

Top Channel