Naomi nuk martohet, ngushellohet me ushqim

07/08/2009 11:05

Qe kur vendosi te braktise pasarelen, Naomi Campbell duket se nuk eshte me e fiksuar pas peshores.

Pantera e zeze po kalon disa dite pushime ne plazh ne brigjet italiane me te fejuarin e saj miliarderin rus, Vladislav Doronin.

Ndersa rusi porositi per te ngrene nje pjate djathe me sallate, ish-modelja konsumoi nje pjate te tere gnocchi alla sorrentina si dhe nje pjate te dyte me domate te pjekura dhe patate.

Nje dreke shume e shijshme, por me mjaft kalori per linjat e nje modeleje.

Edhe pse duket sikur gjerat shkojne mire, Naomi eshte e merzitur pasi nuk po zgjidh punen e marteses. Gruaja e Vladislav, Iekaterina, duket se nuk i jep divorcin te shoqit dhe kjo eshte bere pengese per te hedhur hapin tjeter mes modeles dhe miliarderit.

Ndoshta nga stresi Naomi i drejtohet ushqimit.

Top Channel