Gruaja e dhunuar ne gjendje te mjeruar

07/08/2009 17:45

Prej tete vitesh, Ulvie Pepa dhunohet fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkeshorti i saj. Ajo tregon se eshte detyruar te largohet nga shtepia pasi ai e godiste me dru, hekur por edhe me shishe rakie.

Pas largimit te Ulvies, Ahmeti ka marre tre femijet e mitur dhe i ka braktisur prane spitalit te qytetit te Peshkopise ku kane qendruar 2 dite pa ngrene dhe pa pire. Nusja e xhaxhait te Ulvies tregon se ajo ka rritur ate dhe motrat e saj, te cilat ngelen jetime.

Ne moshe te thyer Kumria thote se dera e saj por edhe e vellait te Ulvuies do te mbetet e hapur per te. Ky vendim eshte mbeshtetur edhe nga familja e vellait, te cilet megjithese jane shume te varfer, kane vendosur qe te mos i braktisin dhe t’i mbeshtesin ne keto dite te veshtira.

Ne zonen e Peshkopise jane e dhjetra familje qe perballen me varferine dhe jo rralle edhe dhunohen pasi nuk ka vende pune.

Top Channel