
Perpara se te rimerrte pushimet pas mbledhjes se qeverise, kryeministri Sali Berisha ka shkuar serish afer detit.
Kete here nga Joni ne Adritik per te inauguruar nisjen e punimeve per segmentin e dyte te rruges qe lidh Lacin me plazhin e Patokut.
“Kjo rruge eshte nje nga ato rruge qe lidh kombin me detin, qe kthen kombin drejt detit dhe eshte ne planin dhe vizionin e kesaj qeverie, qe brenda vitit 2010, te kete perfunduar asfaltimin e te gjitha rrugeve qe zbresin ne det nga Velipoja deri ne Ksamil”, tha kryeministri.
Ianugurimi tjeter ishte perfundimi i unazes ne qytetin e Lacit, nje zone me shumice demokrate, ku kryeministri Berisha shpjegoi perse sipas tij ne zgjedhje shqiptaret i besuan atij dhe jo kreut socialist, Edi Rama.
“Garantoj gjithe qytetaret se 28 qershori nuk kishte qytetare te humbur, se projektet tona jane te vlefshme per çdo qytetar shqiptar. Por 28 qershori kishte nje humbes te madh, humbi Edi Rama dhe nastradinizmi i tij. Ai ju parashtroi shqiptareve doktrinen e mashtrimit. Shqiptaret e hodhen ate, aty ku meritonte, ne koshin e humbjes”, u shpreh Berisha.
Por deklaratat e Berishes per Ramen nuk kishin te benin vetem me rezultatin e zgjedhjeve, por edhe me pozicionin e zotit Rama ne Partine Socialiste, tre jave perpara kongresit te jashtezakonshem, i cili pritet te rikonfirmoje qendrimin e asamblese per mosnjohjen e rezultatit te zgjedhjeve.
“Prape nuk nxjerr mesim. ‘Jo – thote, – do te vazhdoj mandatin se nuk kam humbur’. Genjen veten tende zoti Edi, se prape do te humbasesh. Do te kalosh nga 28 qershori ne 28 qershor, nga Ballagati ne Ballagat. Absolutisht je i pashprese dhe nuk kam kundershtar me komod se ty. Do te qendrosh, qendro sa te duash! Ne do te vazhdojme me veprat tona”, u shpreh Berisha.
Top Channel