
Kryeministri Sali Berisha ka ngushelluar familjet e kater policeve te vrare gjate aksionit per kapjen e Dritan Dajtit, duke i shpallur ata “Deshmore te Kombit”.
Gjate nje deklarate per shtyp, kreu i qeverise e shpalli diten e neserme, dite zie duke njoftuar uljen e flamujve te institucioneve ne gjysmeshtize dhe mbajtjen e nje minute heshtje ne oren 12:00 te mesdites.
“Kjo eshte nje e premte e zeze. Sot rane ne krye te detyres per t’u bere te pavdekshem, 4 anetare te Policise se Shtetit. Rane ne krye te detyres ne nje operacion qe ata ndermoren per te kapur kriminelin me te kerkuar dhe me te rrezikshem, Dritan Dajtin dhe banden e tij. Sot familjet e viktimave, femijet e tyre, bashkeshortet e prinderit jane ne zi te thelle per humbjen e njerezve te tyre me te dashur. Forcat e rendit kane humbur oficeret me trima te tyre, kombi shqiptar sherbetoret e tyre me te perkushtuar”, u shpreh kryeministri.
Ne vijim te fjales se shkurter, Berisha ka njoftuar edhe vendimin e qeverise per shpalljen e dites se zise. “Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, qeveria ka vendosur qe 4 policet e vrare te shpallen deshmore te atdheut dhe dita e neserme, ne nderim te kujtimit te tyre, te shpallet dite zie. Flamujt ne te gjitha institucionet shteterore do te ulen ne gjysmeshtize, ne oren 12:00 ne nderim te 4 deshmoreve te atdheut, te nderpritet cdo aktivitet dhe te mbahet nje minute heshtje. Homazhet e tyre do behen ne Pallatin e Kongreseve, ndersa varrimi ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit”, perfundoi kryeministri.
Top Channel