Kufijte e Kosoves nuk do te lekunden, cdo nderrim kufijsh ne rajon do te ishte shume i rrezikshem, keshtu ka vleresuar presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu.

Gjate nje vizite me banoret shqiptare te fshatrave Koshtove, Ceraje dhe Bistrice te komunes se Leposaviqit ne veri, presidenti Sejdiu theksoi se, qendrimi i institucioneve eshte i pandryshueshem: secili ne shtepine e vet, secili ne kufijte e vet shteterore.

“Dikush mund te thote se kohet e fundit Kosova mund te ndahet. Ai nuk vizioni yne, vizioni yne eshte ne larmitetin e saj pasi Kosova e ka kuptimin e vete ne harten gjeografike qe njohin te gjithe”, eshte shprehur Sejdiu.

Ne fshatin Koshtove Sejdiu, vizitoi familjen e Eshref Bekteshit, ku falenderoi banoret shqiptare te cilet po vazhdojne jeten me gjithe problemet qe kane.

Nderkohe, Sejdiu, iu beri thirrje serbeve kosovare te marrin pjese ne zgjedhjet lokale, ne menyre qe te kontribuojne per te ardhmen e tyre.

“Ju grantoj se prej fillimit e ne vazhdimesi, siguria juaj eshte e plote sikur eshte siguria e Kosoves”, shtoi ai.

Nderkohe, Haki Ymeri, drejtor i Zyres per Komunitetet ne Kuvendin Komunal te Leposaviqit, gjate takimit me kreun e shtetit ka theksuar se, nje nga sfidat e komunitetit eshte shperngulja e banoreve. Sipas tij, tani ne keto tri fshatra, jetojne vetem rreth 300 banore.

Top Channel