Maqedonia rrezikohet nga vetoja e dyfishte. Pas vetos greke, te merkuren edhe bullgaret njoftuan zyrtarisht se do te bllokojne anetaresimin e vendit ne BE nese nuk respekton te drejtat e bullgareve ne Maqedoni.

Ministria e Puneve te Jashtme e Bullgarise i ka derguar sot nje note verbale Maqedonise, me pretekstin se nuk ka respektuar te drejtat e shtetases bullgare, Spaska Mitrova, e cila sipas tyre ndonese eshte e pafajshme eshte duke vuajtur denimin me burg ne Maqedoni.

Bullgaria kerkon nga autoritet e Maqedonise qe ta lirojne menjehere shtetasen e tyre, sepse kane vleresuar se eshte denuar vetem se eshte bullgare.

“Kemi konstatuar edhe fakte te tjera te cilat rrisin dyshimet se qytetaret bullgare jane pre e presionit administrativ dhe policor vetem per shkak te perkatesise etnike”, thuhet ne noten verbale te MPJ-se bullgare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta