Liber-skandal per Paris Hilton

05/08/2009 11:10

Paris Hilton pritet te marre nje goditje te keqe; ish-menaxheri i saj Jason Moore ka shkruar nje liber ku tregon fije per pe, dhjete vitet qe ka kaluar krah trashegimtares.

Sipas “New York Daily News”, nje lufte e vertete ka shperthyer mes botuesve per te marre te drejten e publikimit te volumit te titulluar “Controlling Chaos”, ku menaxheri tregon se si e beri Hilton nje ikone boterore.

Ne letren drejtuar redaktoreve, vete Moore shkruan: “Paris ka qene armikja e vetvetes. Nxorri nje regjistrim hard te filmuar nga ish-i fejuari i saj, ishte e varur nga alkooli dhe flinte e dehur ku te mundte. Theu shpesh rregullat e qarkullimit rrugor dhe nese nuk do te kishte Jason Moore tani do te ishte harruar nga te gjithe”.

Top Channel