Ne Kosove po zbatohen te gjitha masat parandaluese qe jane rekomanduar nga OBSH-ja per perballimin e gripit te derrit.

Ministria e Shendetesise e Republikes se Kosoves ka bere te ditur se eshte perpiluar edhe Plani i aksionit dhe Instituti Kombetar i Shendetesise Publike eshte institucioni pergjegjes per zbatimin e ketyre masave.

Ne nje komunikate per shtyp Ministria kosovare e Shendetesise ka bere te ditur se nuk ka asnje kufizim te levizjes se qytetareve qe hyjne apo dalin nga kufijte e Kosoves.

Sipas njoftimit, “Republika e Kosoves asnjehere nuk ka kerkuar asnje testim paraprak ne virusin A H1N1 te personave qe hyjne ne vend”.

Top Channel