
Gjigandi bankar francez “Societe Generale” ka raportuar nje renie te fitimeve me me shume se gjysmen e tyre, pasi eshte detyruar te kerkoje te shkruara borxhet e keqija dhe investimet ne asete te rrezikshme.
Banka arriti te fitonte 309 milione euro mes muajve prill dhe qershor, 52 per qind me pak nga 644 milione qe ishin bere ne te njejten periudhe te nje viti me pare.
Por renia e fitimeve te pakten nuk ishte aq e madhe sa ishte parashikuar nga analistet.
Vete banka ka deklaruar se ka dhene prova se po e merr veten shpejt dhe se ka shenja qe tregojne se ekonomia po stabilizohet.
Divizioni i investimeve dhe korporates ne “Societe Generale” raportuan nje humbje prej 12 milione eurosh.
Ne te njejten periudhe te vitit 2008 departamenti ne fjale pesoi nje humbje marramendese prej 180 milione eurosh.
Top Channel