Filmi i munguar i Pitt dhe Aniston
05/08/2009 20:40
Skenaristi Bruce Joel Rubin ka konfirmuar spekullimet se skenari i filmit te tij “The Time Traveller’s Wife” i referohej pikerisht Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.
Rubin, i cili eshte skenaristi i “The Gost”, ka deklaruar se teksa punonte per projektin kishte ne mendje ciftin perpara se te ndaheshin ne 2005-en.
“Mendova se do te ishin perfekt per kete film. I pash ata si versioni perfekt i Henry e Clare”, eshte shprehur Rubin.
“Per mua te dy ishin njesoj terheqes e kokurrues dhe ne ate kohe ata ishin cifti me i mire qe mund te gjeje ne Hollywood”, shtoi shkrimtari.
Protagonistet kryesore te “The Time Traveller’s Wife” qe ka dale ne treg me 14 gusht, jane Eric Bana dhe Rachel McAdams.
Top Channel