
Ne Karolinen e Veriut ka nisur gjyqi per 7 arrestuarit, te cilet akuzohen per sulme terroriste. Mes tyre do te gjykohet edhe kosovari, Hysen Sherifi.
Grupi akuzohet se planifikonte sulme ne Jordani, Izrael, Rripin e Gazes por edhe ne Kosove.
Prokuroret pretendojne se 7 te arrestuarit bejne pjese ne nje organizate terroriste, ndaj i kerkuan gjykatesit qe te mos lejoje lirimin me kusht.
Si prove prokuroret zoterojne regjistrimin e kreut te grupit, i cili bente thirrje per xhihad.
Avokatet mbrojtes hodhen poshte akuzat dhe theksuan se per 24-vjecarin, Hysen Sherifi, nuk ka asnje prove se eshte i perfshire ne kete grup terrorist.
“Ai shkoi ne Kosove per te vizituar gruan shtatzene dhe nuk ka asnje fakt se ai qendroi atje per te planifikuar sulme terroriste”, thane avokatet.
Top Channel