Ujkani vendimtar, Novara ne turin e dyte te Kupes

04/08/2009 09:35

Kane mjaftuar vetem pak dite qe Samir Ujkani te shfaqet si nje lojtar mjaft i rendesishem i Novares. Portieri i Kombetares shqiptare ka luajtur ndeshjen e pare zyrtare me klubin e Liges Pro (Kategoria e Trete) dhe menjehere ka shkelqyer.

21-vjeçari ishte nje prej protagonisteve kryesore, ne sfiden kunder Peshinas, e vlefshme per turin e pare te Kupes se Italise. Novara, e drejtuar nga Teser, fitoi me rezultatin 1-0, me golin e realizuar nga Bertani ne te 67-en, megjithate ishin pritjet e “gardianit” kuqezi ato qe i “dhuruan” kualifikimin vendasve.

Me nderhyrjet e tij, Ujkani ka shpetuar porten te pakten ne tri raste, duke neutralizuar sulmuesit kundershtare. Portieri ishte objektivi kryesor i Novares per sezonin e ri: drejtuesit e klubit synojne ngjitjen ne Serine B. Ujkani eshte transferuar ne forme huazimi nga Palermo, pasi lojtari kerkonte me shume hapesira per t’u aktivizuar.

Top Channel