Tirana merr garanci nga “senatoret”: Do te qendrojme

04/08/2009 08:30

Rizgjedhja e Refik Halilit ne krye te Tiranes, gjate punimeve te  Asamblese se 31 korrikut (e cila kishte edhe “bekimin” e bashkise se kryeqytetit) ka bere qe boshti i skuadres kampione te mbetet i pandryshuar.

Pas kapitenit Devi Muka, qe e lidhi te ardhmen me fatin e numrit 1 bardheblu, ishte radha e “senatoreve” te tjere per te dhene siguri.

Dje, nje gje te tille, e bene portieri Blendi Nallbani, mbrojtesi i majte, Abraham Aleçenvu, dhe mesfushori Bledar Devolli. Pas seances stervitore, lojtaret konfirmuan se kane gjetur akordin parimor me presidentin Halili, nderkohe qe mungon vetem hedhja e firmes ne kontrate. Pavaresisht interesimit nga skuadra joshqiptare dhe ofertes nga Dinamo, Abraham theksoi se do te luaje me 24-here kampionet edhe ne sezonin e ri. Nigeriani 23-vjeçar, i cili eshte i huaji me i suksesshem ne kampionatin tone (me kater tituj te fituar radhazi) u shpreh: “Do te qendroj me Tiranen. Tashme po pres te hedh vetem firmen ne kontrate”.

Largimet e vetme nga ekipi i edicionit te kaluar jane Ansi Agolli, qe  iu bashkua “kolonise” shqiptare te Krivbas ne Ukraine, dhe Daniel Xhafaj e Erald Deliallisi.

Pas zgjidhjes se dilemave per pjesen tjeter te skuadres, ku te gjithe duket se do te qendrojne, tashme trajneri Ilija Lonçareviç vazhdon te kerkoje perforcime. Prej dites kur u kthye ne Tirane, kroati e ka vene theksin te nevoja per dy blerje te reja.

Objektivi kryesor ishte konfirmimi i mesfushorit me tipare mbrojtese, Toni Pezo, qe ne sezonin 2008/2009 ishte nje prej pikave me te forta te ekipit. Deshira e drejtuesve per ta pasur edhe nje vit ne sherbim te bardhebluve, mbeshtetet edhe nga vullneti i lojtarit. Por, edhe pse kroati 22-vjeçar dukej vetem nje hap larg, problem mbetet ana financiare.

Pezo kerkon rroge me te larte nga ajo qe i ofron Halili, ndersa ne skuader shprehen te bindur se do te gjendet nje marreveshje qe i kenaq te dyja palet. Lonçareviç kerkon qe blerja e dyte te jete ne sulm, por as dje, serbi Ognjenoviç nuk u be i “gjalle”. Perforcimi i repartit ofensiv shihet si domosdoshmeri, edhe per faktin qe Memelli eshte i demtuar dhe do te mungoje ne javet e para te kampionatit. Tekniku 64-vjeçar u shpreh se “blerjet e reja duhet te realizohen perpara finales se Superkupes me Flamurtarin. Gjithsesi, koha qe kemi ne dispozicion deri ne javen e pare te kampionatit eshte e mjaftueshme”.

Per te kontrolluar gjendjen e lojtareve, neser Tirana do te zhvilloje miqesoren me Partizanin, nje derbi qe do t’i mungoje Superiores ne sezonin e ardhshem. Pas takimit me te kuqte jane planifikuar edhe dy sfida me Kastriotin dhe Teuten, nderkohe qe bardheblute kane konfirmuar prezencen ne turneun “Kujtim Majaci”, qe do te zhvillohet ne Fier, per te kujtuar legjenden e futbollit te ketij qyteti.
 

Top Channel