
Apolonia eshte skuadra e pare shqiptare qe zhvillon fazen pergatitore ne Serbi. Per stervitjen ne prag te sezonit te ri, pas udhezimeve te trajnerit Esad Karishik, drejtuesit e klubit fierak zgjodhen Sjenicen: temperaturat optimale dhe relievi malor e bejne qytetin ne distriktin e Zlatiborit nje destinacion te pershtatshem.
Por, udhetimi i bardhejeshileve drejt vendit fqinj, ka sherbyer edhe per te sheshuar tensionet nepermjet sportit mes dy vendeve.
“Kushtet stervitore, ashtu sikurse edhe kushtet e tjera, jane shume te mira”, u shpreh drejtori i klubit, Iliaz Haxhiaj. “Hoteli eshte fantastik, deshirojme t’i falenderojme ne emer te se gjithe skuadres per mikpritjen. Te njejten gje mund te them edhe per drejtuesit e skuadres se ketij qyteti, te cilet na kane ndihmuar me gjithçka qe na eshte nevojitur. Edhe pse marredheniet politike mes dy vendeve nuk jane ne nivelet maksimale, ne sport ndodh e kunderta”.
Aktualisht ne radhet e Apolonise militojne kater futbolliste serbe (numri i tyre mund te rritet ne merkato), e Haxhiaj theksoi kontributin e tyre ne arritjen e rezultateve sportive: “Lojtaret serbe qe luajne me ekipin tone jane mjaft cilesore. Ata jane bere pjese e kultures sone dhe ne Fier ndihen si ne shtepine e tyre”.
Ne anen tjeter, trajneri Karishik zbuloi objektivat per sezonin e ardhshem. Drejtuesi i stolit nuk e fshehu deshiren qe fieraket te luftojne per vendet e para, ne menyre qe te sigurojne edhe nje “bilete” europiane. Ai tha: “Punoj prej nente muajsh me Apolonine.
Gjate sezonit te kaluar arritem te mbijetonim ne Kategorine Superiore. Prej disa vitesh skuadra nuk luante me rregullsi ne elite dhe fale punes qe beme qendruam mes me te mireve.
Me rezultatet ne fushe, drejtuesit e klubit vendosen te me rinovonin kontraten edhe per dy vjet. Tashme, objektivi yne eshte te renditemi sa me lart ne kampionat. Me dy-tri perforcime te tjera, mund te luftojme per 3-4 vendet e para, qe te sigurojne pjesemarrjen ne kupat e Europes”. Ne fund, ai dha edhe nje vleresim per Sjenicen: “Ky eshte vendi ideal per pergatitjen e sportisteve. Shpresoj qe vitin e ardhshem, numri i skuadrave shqiptare qe do vijne ketu te jete me i madh, pasi kushtet jane optimale”.
Top Channel