Jackson, vdekja pas injektimit te ilacit
03/08/2009 10:20
Michael Jackson ka vdekur si pasoje e marrjes se nje ilaci teper te forte kunder dhimbjeve, Demerol, i injektuar nga nje bashkepunetor i tij, teksa mjeku personal Conrad Murray po flinte.
Keshtu shkruan tabloidi britanik “The Sun”, sipas te cilit Murray ka rrefyer ne polici se te njejten dite i ka dhene kengetarit edhe qetesuesin e fuqishem Propofol.
Keshtu, sapo te ishte zgjuar nga gjumi Jackson do te kishte kerkuar Demerolin, i cili iu injektua.
Keshtu, kombinimi mes ketyre dy ilaceve ka shkaktuar nje atak te dhunshem kardiak qe i ka marre jeten mbretit te popit.
Top Channel