Ismaili hakmerret ndaj Shtutgart

03/08/2009 09:05

Hakmarrja eshte nje  pjate qe hahet e ftohte. Nje shprehje qe nuk i shkon shume per shtat talentit shqiptaro-maqedonas, Shaban Ismaili.

Duke perfituar nga shorti ne Kupen e Gjermanise, 20-vjeçari nuk humbi kohe dhe ne mundesine e pare qe iu dha, “ndeshkoi” ish-skuadren e tij, Shtutgartin. Sulmuesi, i transferuar ne forme huazimi te SG Zonenhof Grosaspah (Ligen Rajonale te Jugut, Kategoria e Katert) shenoi ne takimin e turit te pare te DFB-Pokal kunder ekipit qe u rendit ne vendin e trete gjate sezonit te kaluar ne Bundeslige dhe tashme do te luaje ne Ligen e Kampioneve.

Ai hapi serine e golave ne te 37-n, por ne pjesen e dyte miqte e permbysen rezultatin dhe fituan me rezultatin 4-1. “Enderroja te fitonim, por asnjehere se do te kisha shenuar ne kete ndeshje. Goli kunder ish-skuadres time pa dyshim qe me ka dhene shume kenaqesi. Te gjithe deshirojne te shenojne ne porten e ekipit qe kane luajtur ne te kaluaren, kjo te dhuron nje shije te veçante”, deklaroi Ismaili, i cili ka qene pjese e ekipit te dyte te Shtutgartit, qe militonte ne Ligen 3.

“Fillimisht doja te puthja fanellen e Grosaspahut, por mendova se ky do te ishte nje veprim i ekzagjeruar dhe vetem sa vrapova poshte tribunes se tifozeve”.

Lojtari, i cili ka edhe pasaporte shqiptare dhe mund te thirret ne Kombetaret kuqezi te moshave theksoi se goli i avantazhit ndikoi ne humbjen e ndeshjes. “Trajneri Hartman tha pas ndeshjes se skuadra ishte shume euforike gjate pushimit mes dy pjeseve te lojes? Po, eshte e vertete. Menduam shume shpejt se e fituam takimin, ky ishte nje gabim. Ata jane nje ekip elitar dhe diferenca e kualitetit ne fushen e lojes u pa qarte ne pjesen e dyte”.

Top Channel