Ekleston pershendet rikthimin e Shumit

03/08/2009 09:10

“Rikthimi i Mikael Shumaher ne Formula 1 eshte nje lajm shume i madh. Besoj se ai do te jete serish protagonist ne gara dhe do te fitoje”.

Berni Ekleston shprehet entuziast per vendimin e shtate here kampionit te botes, i cili pranoi te zevendesonte perkohesisht Felipe Masen te Ferrari.

Rishfaqja e pilotit gjerman nuk eshte pershendetur vetem nga tifozet e “kokekuqes”, por edhe nga numri 1 i “Cirkusit”, i cili ka aprovuar zgjedhjen e skuderise nga Maranelo.

“Po pres me padurim qe ta shoh serish ne aksion”, theksoi ai per “Bild”. Ekleston ka besim se Shumaher do te jete protagonist: “Mikael eshte nje person inteligjent, jo idiot. Askush nuk ka qene ne forme dhe i stervitur si ai. Ne piste do te shohim te njejtin pilot, si ne kohet e arta. Kur Shumi garon, ai eshte gjithmone shume i shpejte. Nuk mendoj se do te kishte zgjedhur te kthehej nese nuk do te ishte ne gjendje qe te garonte serish”.

Rikthimi i Shumaher shihet edhe si nje lajm i mire, pas problemeve te shumta qe ka perjetuar F.1.

Top Channel