
Vorskla Poltava ka marre nje barazim mjaft te vlefshem ne fushen e saj, perballe Shaktjor Donjeckut, ne takimin e vlefshem per javen e trete te kampionatit ukrainas (Vyscha Liga).
Miqte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 45-te, me Rat, ndersa Vorskla barazoi fale rrjetes se Jesin ne te 74-ten.
Per Armend Dallkun, ky nuk ishte rezultati i drejte i sfides: “Luajtem shume mire. te gjithe e pane si skuadra luftonte per çdo top! Por, penalltia na demtoi dhe ndihmoi Shaktjorin qe nuk po paraqitej ne nivelin me te mire, tha mbrojtesi i Kombetares. Pavaresisht goditjes, arritem te barazonim rezultatin, madje krijuam edhe shume raste per shenim. Por, fatkeqesisht nuk morem tri piket e plota”. Ne kete takim, dy lojtaret e tjere kuqezinj, Debatik Curri dhe Ahmet Januzi u ndeshkuan me kartone te verdhe.
Top Channel