Vllaznia, ne mbrojtje vjen Rajovic

02/08/2009 12:35

Menjehere pas ankeses se trajnerit Hasan Lika, se ka ne dispozicion nje ekip te paplotesuar, kane mberritur edhe perforcimet e para te Vllaznia. Dje ka ardhur nje tjeter firme per skuadren e Vllaznise.

Ai eshte qendermbrojtesi malazez Blazhe Rajovic, 23 vjec, i cili vjen nga ekipi i Buducnostit, qe eshte nje nder tre ekipet kryesore te Malit te Zi.

Rajovic i eshte bashkuar Vllaznise ne stervitje, ndersa pak ore perpara kesaj seance stervitore, ai ka nenshkruar kontraten njevjecare me klubin shkodran, me te drejte rinovimi, pas nje viti, edhe per nje sezon tjeter, gjithnje nese palet bien dakord.

Te dhenat qe ofrohen per mediat per kete lojtar jane shpresedhenese, por cdo gje, per t’u vertetuar, i mbetet fushes se lojes.

Rajovic eshte 190 cm i gjate dhe mjaft pozicional dhe i sakte ne nderhyrje.

Per te nuk ka pasur nevoje per prove.

Me pare Rajovic ka qene pjese e ekipeve te grupmoshave kombetare te shtetit serbo-malazez, me pas i ekipit “Shpresa” te Malit te Zi.

Ai mendohet te jete nje nga blerjet me cilesore te ketij sezoni te Vllaznise.

Konsiderohet nje nivel me i larte se kroati Marko Bashic, i cili u largua nga Vllaznia dy dite me pare dhe qe me shume mundesi do t’i bashkohet Flamurtarit.

Megjithate edhe largimi i mbrojtesit Elvin Beqiri, i cili nuk duket se ka shans per te qendruar ne Shkoder, duket se ka krijuar hapesiren e nevojshme dhe mundesite e duhura qe Rajovic te behet pak me shpejt sec pritej pjese e ekipit shkodran.

Mbeten per t’u pare vlerat e lojtarit ne takimet miqesore dhe zyrtare, kur kampionati do te filloje pas tri javesh, pra me 23 gusht.

Po dje, me skuadren shkodrane ne stervitje eshte bashkuar edhe nje tjeter sulmues i huaj. Ai eshte malazezi Zhelko Tomic. Ai eshte 24 vjec dhe i gjate 184 cm.

Edhe per kete lojtar, te dhenat paraprake flasin per nje futbollist me vlera, por cdo gje do ta vertetoje “sita” e trajnerit Hasan Lika se bashku me dy koleget Cungu dhe Ndoja.

Top Channel