Mesazhet sekrete te Ibra-s

02/08/2009 16:55

Ibrahimovic ka kercenuar presidentin e Interit, Massimo Moratti per ta lejuar kalimin e tij tek Barcelona.(UPDATE)

Ky eshte lajmi i te perditshmes katalanase, “La Vanguardia” e cila tregon prapaskenen e kembimit Eto’o-Ibra duke publikuar disa nga mesazhet e sulmuesit suedez gjate diteve qe perflitej per kalimin e tij ne “Kamp Nou”.

“Do te dergojme mesazhe cdo ore, do te shpjegojme dhe do te tregojme se cfare jemi ne gjendje te bejme”, ky eshte nje mesazh i derguar ne telefonin e Ibras nga drejtues te klubit katalanas qe tregon se marredheniet mes tyre ishin ende pa u bere zyrtarisht ky transferim.

Ibrahimovic nuk shkembente mesazhe vetem me drejtues te klubit te Barcelones, por edhe me ata te Interit, dhe pikerisht presidentin Massimo Moratti.

“Me ke premtuar dhe me ke thene se nese me kerkon Barca do te me lesh te lire te shkoj”, eshte nje mesazh derguar nga Ibra drejt telefonit te presidentit te zikalterve.

Ibra eshte gati te beje gjithcka per te shkuar tek kampionet e Spanjes, madje nuk kursen as ultimatumet ndaj presidentit te Interit.

“Do te rrebelohem” ka qene fjala e fundit e tij ndaj drejtuesve te klubit italian te cilet po zgjasnin procedurat e ketij transferimi.

E perditshmja spanjolle “La Vanguardia” ka publikuar edhe nje mesazh te Mourinhos ne celularin e Ibras. Portugezi si gjithmone i ftohte dhe i prere shkruan vetem nje fjale, “Tradhetar”.

Provokacione apo mendimet reale te trajnerit te Interit, kete e dine vetem dy protagonistet Ibrahimovic – Mourinho.

Top Channel