Galaxy humb 1-2 miqesoren me Barcelonen

02/08/2009 11:45

Nje gol i David Beckham ne minuten e 44-te te takimit nuk i ka mjaftuar Los Angeles Galaxy qe te evitoje humbjen 1-2 me Barcelonen.

Ne miqesoren e luajtuar gjate mbremjes se djeshme ne Kaliforni, golat per kampionen e Evropes jane shenuar nga Rodriguez ne minuten e 11-te dhe Suarez ne te 66-ten.

Ky i fundit ka hyre ne fillim te pjeses se dyte ne vend te Messit.

Top Channel