
Ervis Tabaku shpallet Kampion Europe per te rinj, ne aktivitetin qe po zhvillohet ne Landskrona te Suedise. Peshengritesi 19-vjeçar ka realizuar objektivin, duke fituar dy medalje ari ne kategorine 94 kg.
Ai u klasifikua i pari ne stilin e shkeputjes, nderkohe qe pavaresisht se nuk ishte mes tre te pareve ne shtytje, arriti te ngjitej ne shkallen me te larte te podiumit ne dygaresh. Ne te njejten bateri konkurroi edhe Endri Karina, i cili u rendit larg zones se medaljeve.
Tabaku u cilesua menjehere si favoriti kryesor: qe prej regjistrimit ne aktivitetin kontinental per te rinj dhe te reja, kuqeziu kishte deklaruar peshen me te larte ne kategorine e tij.
Ne stilin e shkeputjes, peshengritesi shqiptar ka kerkuar te jete i kujdesshem dhe te studioje kundershtaret. Ai e ka filluar konkurrimin me 161 kg, por per çudine e te gjitheve, deshtoi ne dy provat e para. Duke pare rezultatet e konkurruesve te tjere, elbasanasi ngre peshen ne shtange ne 165 kg, si e vetmja menyre per te fituar medaljen e arte. Prova e trete eshte e suksesshme dhe gjithçka lehtesohet nga gabimet e kundershtareve: ndjekesi me i afert i Tabakut ishte bjellorusi Makaranka, me 160 kg, qe fitoi medaljen e argjendit perpara rusit Kajsinov, sepse kishte peshe me te vogel trupore.
Ne anen tjeter Karina nuk arriti te shkonte me shume se vendi i gjashte me 156 kg. Diferenca e madhe e krijuar nga Tabaku ne stilin e shkeputjes ka rezultuar vendimtare ne fund, ne klasifikimin e dygareshit. 19-vjeçari nuk u paraqit ne lartesine e duhur ne shtytje, ku e mbylli garen ne vendin e katert me 196 kg.
Ai nuk arriti te realizonte me sukses proven e fundit, ku kishte kerkuar 200 kg. Medalja e arit ne shtytje u fitua nga polaku Mikalski, i cili ngriti 203 kg (por u paraqit dobet ne shkeputje), ndersa pas tij u renditen polaku Zielinski (197) dhe rusi Gagloev (197), qe u paraqiten dobet ne shkeputje. Me 188 kg te ngritura vetem ne proven e pare, dhe me dy shtytje te parealizuara, Endri Karina u rendit i shtati.
Fakti qe nuk fitoi medalje ne stilin e dyte, nuk ndikoi ne klasifikimin ne dygaresh per Ervis Tabakun, i cili fitoi medaljen e arte dhe titullin Kampion Europe me 361 kg., plot 5 kilograme me shume se Zielinski, i cili u shpall nenkampion me 356 kg. Ashtu si edhe ne stilin e shtytjes, polaku u klasifikua perpara rusit Gagloev (medalje bronzi ne dygaresh), fale peshes trupore. Karina, me 344 kg ne total, u klasifikua i shtati ne dygaresh.
Per Tabakun kjo ishte paraqitja e trete e suksesshme brenda diçka me shume se nje muaji. Me 19 qershor ai u shpall nenkampion bote per te rinj ne Bukuresht (dy argjend ne shkeputje dhe dygaresh dhe bronz ne shtytje), ndersa me 1 korrik ai fitoi medalje argjendi ne shkeputje ne Lojerat XVI Mesdhetare, “Peskara 2009”.
Top Channel