
Majkell Schumacher nuk ka humbur kohe per pergatitjet e Cmimit te Madh te Valencias, dhe ka zbritur menjehere ne piste.
7 here kampioni i botes ne kete sport, ka bere 67 xhiro dhe koha e tij me e mire ishte 1 minute, 23 sek e 736 te mijtat.
“Eshte nje ndjenje shume e bukur te rikthehet ne drejtin e nje makine te tille. Pas disa xhirove mund te them qe jam i kenaqur me kohen qe kam arritur. Tani na mbetet te shohim sesi do te reagoje trupi dhe muskujt e mij ne ditet e ardhshme”, thote Schumi.
Rikthimi i tij ne makinen e Ferrarit u pa nga shumekush si perfitim i madh nga ana e Schumacher, por vete menaxheri i pilotit pohon se nuk eshte biseduar dhe nuk do te behet nje gje e tille mes skuadres dhe gjermanit, duke hedhur poshte thashethemet se Michael do te perfitoje 3 mln euro pas cdo gare me Ferrarin.
Top Channel