Kthehen emigrantet, radhe ne dogana

01/08/2009 15:15

Te pakten 50 mije shtetas shqiptare dhe te huaj kane hyre ne Shqiperi, ne oret e fundit nga pikat e kalimit kufitar, duke i perdorur te tre transportet, ajror detar dhe tokesor.

Gjendja paraqitet me veshtiresi vetem ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes ne Gjirokaster, ku sipas zyres se shtypit te policise se qarkut te Gjirokastres, ka ende nje radhe prej 2 km ne token greke e cila eshte ne pritje per te hyre ne Shqiperi.

Pas nje takimi te policise kufitare te komisariatit Gjirokaster me homologet greke eshte rene dakort me rritjen prej 4 sportelesh te tjera nga pala greke, qe punojne aktualisht me 5 te tilla per momentin. Ndersa nga pala shqiptare punojne 10 sportele.

Pak a shume e njejta situate ka ndodhur edhe ne Kapshtice, por me nje numer me te vogel se pika doganore e Gjirokastres. Ndersa punojne te gjitha sportelet shqiptare edhe pala greke ka shtuar numrin e tyre. Me i reduktuar duket numri i atyre personave qe kane udhetuar nga Greqia, Italia apo shtetet e tjera ku ndodhen emigrantet shqiptare drejt vendit te tyre me transport ajror, rreth 4 mije e 400.

Nderkohe qe nga Italia kane ardhur nepermjet 2 porteve shqiptare 12 mije persona me te pakten tre mije mjete. Numri i mjeteve qe do t’i shtohet trafikut shqiptar vetem ne 24 oret e fundit i kalon te 10 mijet.

Top Channel