Kriza godet kreditimin

01/08/2009 15:05

Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se per here te pare pa shume vitesh, kredia per ekonomine ka rene ne muajin qershor.

Deri tani kriza financiare globale, e cila filloi t’i jepte ndikimet e saj ne sistemin bankar shqiptar qe ne fund te vitit te kaluar, kishte shkaktuar uljen e forte me gati 5 here te ritmit te rritjes se kredise.

Por ne qershor, kredia jo vetem qe nuk eshte rritur, por ka rene vetem brenda nje muaji me rreth 1.3 per qind. Sipas te dhenave ne fund te muajit maj kredia qe bankat kishin dhene per ekonomine ishte 423.3 miliarde leke, ndersa ne fund te qershorit ajo ra ne 417.9 miliarde leke.

Renia e kredise ka perfshire si biznesin ashtu dhe individet. Kredia per biznesin u ul me rreth 2.5 miliarde leke ne qershor, ndersa ajo per individet ra me rreth 1 miliarde leke.

Vetem nga renia e kredise ne keto ritme edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht pritet qe ta ule rritjen ekonomike me 2 pike perqind, shtuar edhe efektet negative te tjere qe ka sjelle kriza nderkombetare.   

Top Channel