Kuin: Cana luftarak

31/07/2009 08:55

Pronari i Sanderlendit, ish-sulmuesi irlandez Niall Kuin, pershendeti blerjen e fundit, qe ka emrin e Lorik Canes, veçanerisht per shkak te karakteristikave qe u shkojne per shtat shqiptareve, te cilat ne menyre te perkryer mund te identifikohen me lojen britanike.

“Shpirti luftarak, kjo ishte nje nga cilesite kryesore te Lorik Canes, qe na beri te kembengulim fort per ta blere kete lojtar. Ai ka cilesi te tilla, qe e bejne nje lider, nje udheheqes te spikatur per skuadren. Kjo gje eshte e qarte, sepse e ka demonstruar mjaft mire edhe tek Olimpiku i Marsejes. Jam i sigurt se ky lojtar do te fitoje dashurine dhe adhurimin e tifozeve, ashtu siç do te na ndihmoje ne arritjen e objektivave qe kemi si klub. Une jam i kenaqur me te vertete qe kemi arritur ta mbyllim marreveshjen kontraktuale me Canen dhe mezi pres ta shoh duke luajtur me fanellen e skuadres sone”, tha bosi i Sanderlendit per mediat franceze.

Top Channel