Havana nderon aktorin Benicio del Toro

31/07/2009 13:35

Fituesi i cmimit Oscar, aktori latin Benicio del Toro eshte nderuar me nje cmim nga qeveria kubaneze ne Havana, per punen e tij ne boten e kinemase.

Ceremonia per dhenien e cmimit Tomas Gutierrez Alea u zhvillua ne pranine edhe te aktoreve amerikane Robert Duvall, James Caan dhe Bill Murray.

Vizita e tyre shihet si nje shenje e normalizimit te marredhenieve mes Shteteve te Bashkuara dhe Kubes.

Del Toro luajti se fundmi rolin e heroit revolucionar Ernesto “Che” Guevara dhe dhenia e cmimit u mbeshtet edhe nga shume artiste te tjere kubaneze.

Del Toro, i cili fitoi Oskarin per aktorin me te mire ne filmin “Traffic” te vitit 2001, tha se ndihej i nderuar per kete cmim dhe falenderoi regjisorin e filmit “Che”, Steven Soderbergh.

Top Channel