
Refik Halili eshte presidenti i Tiranes. Pas nenshkrimit te nje anekskontrate me klubin bardheblu dhe me Bashkine e Tiranes rreth nje muaj me pare, Halili eshte miratuar nga asambleja e klubit kryeqytetas si president, pasi ishte dhe kandidati i vetem.
Ne asamblene e zhvilluar pasditen e se premtes ishin te pranishem vetem 40 kandidate nga 51 te zgjedhur nga asambleja e meparshme, megjithate te mjaftueshem per te bere votimin e zgjedhjes se presidentit.
Pas marrjes se votbesimit qe u be i hapur ne kete asamble, Halili ka falenderuar per mbeshtetjen antaret e asamblese dhe ne te njejten kohe ka siguruar te gjithe ata ashtu si edhe lojtaret per anen financiare duke premtuar se nuk do te kene asnjehere probleme dhe se do te jete ne gjendje per ta mbajtur kete skuader i vetem, i mbeshtetur pjeserish edhe nga donatorja Shefikat Ngjela qe nuk ishte e pranishme.
Pas me shume se 4 vitesh qe 24 here kampionet e shqiperise drejtoheshin nga 4 donatoret, bardheblute do te fillojne sezonin 2009-2010 me nje president te vetem qe eshte Refik Halili.
Top Channel