
Lorik Cana zbarkon ne Premier League dhe kerkon te karikoje skuadren e tij te re, Sanderlendin, ne luften drejt permbushjes se objektivave.
Nga dje ai eshte zyrtarisht lojtar i “Maceve te Zeza” angleze. Pas nenshkrimit te kontrates 4-vjeçare, ai u prezantua para mediave per te nisur keshtu aventuren e tij te re ne Premier League, ku synon te konkurroje denjesisht me ekipin e tij ne sezonet ne vazhdim.
I konsideruar si nje mesfushor i ashper, Cana e ka pershkruar veten si nje lider natyral.
“Ndjehem mjaft mire, tha shqiptari per “SAFC TV”, televizionin e klubit anglez. Kjo eshte dita ime e pare ne stervitje me nje klub te ri, nje aventure e re per mua. Natyrisht eshte shume emocionuese te luash ne Premier League. Ka qene nje objektiv i imi, qe tashme u realizua. Mezi po pres te luaj me Sanderlendin dhe te arrij rezultatet e duhura. Pershtypjet e mia te para ketu jane shume te mira. Deri me tani kam luajtur ne dy nga ekipet me te medha ne France, Paris SG dhe Olimpik Marseje, edhe ne Champions League, ndaj eksperiencen time do ta ve ne ndihme te klubit. Shpresoj e besoj te vetja, se do ta ndihmoj Sanderlendin ne arritjet e objektivave te paracaktuara nga klubi. Per mua, Premier League eshte kampionati me i mire ne bote. E gjithe bota e sheh ate me shume deshire permes ekranit te televizionit. Kjo eshte nje nga arsyet pse erdha ketu. Pastaj, Sanderlendi eshte nje vend fantastik per te luajtur futboll, ka tifoze te medhenj”.
Ne fjalen e tij, me tej Cana shtoi: “Une jam nje lojtar me mentalitet fituesi. E kam ne gjak kete gje. Kam pervoje per te luftuar per vendet e tabeles se kampionatit dhe kam ardhur ketu per ta bere kete gje edhe me Sanderlendin. E veçanta ime si futbollist eshte se luaj me mish e me shpirt. Gjithnje jap 300% te mundesive te mia, çka me tregon nje lojtar te forte, me tipare te nje udheheqesi te vertete. Te jesh nje udheheqes, per mua eshte nje gje e natyrshme. Une mendoj se loja ime me ben nje lojtar tipik britanik”.
Pak para largimit per ne Angli, Cana ka dhene nje interviste teper emocionuese per “OM TV”, por qe eshte e fundit e tij si lojtar i Marsejes.
“Ky eshte nje moment i veçante ne jeten time. Ne Marseje kam perjetuar gjera te medha, te paharrueshme, qe do te jene veshtire per t’u ringjallur tjeterkund. Une vertet kam vendosur te impenjohem me nje ekip tjeter, por Olimpiku i Marsejes do te mbetet pergjithmone klubi i zemres time”, siguron Cana.
Nderkohe, duke folur per faqen zyrtare te Marsejes, Cana nenvizon: “Ne kete klub, kete qytet, mes ketyre njerezve, kam kaluar kater vjet te mrekullueshem, te paharrueshem. Familja ime do te jetoje ketu, keshtu qe une do te kthehem shpesh ne Marseje, ku do te kem mundesine edhe te ndjek disa ndeshje te Olimpikut. Tani une do te provoj nje tjeter kampionat, nje tjeter sfide. Besoj se kjo ishte gjeja me e mire per mua. Olimpiku i Marsejes ishte dhe mbetet nje shigjete ne zemren time, nje eksperience shume e mire per mua”.
Pas 122 takimesh, 6 golash, 39 kartonesh te verdhe dhe 1 te kuq ne Ligue 1 me ngjyrat e Marsejes, karriera e tij tashme do te rinise ne nje tjeter ambient. “Rruget tona jane te ndara tashme, por kjo gje nuk mund te thuhet per te ardhmen, sepse mund te bashkohemi perseri. Kam nje peng te madh: nuk fitova titullin me Marsejen, por megjithate une e ndjej qe kam kontribuar per rikthimin e imazhit te ketij ekipi. Edhe pa mua, skuadra do te jete pretendente per titull”, perfundoi ai. Edhe pse nuk mundi te fitonte asnje titull me Marsejen, Cana e ka siguruar tashme nje vend ne panteonin marsejez. Drejtuesit dhe fansat e Marsejes i urojne atij me te miren ne Premier League.
Top Channel